Maqedoni

"Monstra": Më 23 shkurt gjykata shpall aktvendimin

03.02.2021 17:22

Më 23 shkurt do të sillet gjykata do të shpalos aktvedimin për rastin “Monstra”...

Në seancën e sotme gjyqësore per rastin Monstra, avokatët mbrojtës në fjalët e tyre përfundimtare  kërkuan që të akuzuarit të shpalljen të pafajshëm pasi që prokuroria nuk arriti që me as një dëshmi të dëshmojë fajsinë.
 
Prokurorët janë joserioz dhe në një farë mënyre u dorëzuan nga dëshmitari i mbrojtur dhe tani mbështeten vetëm në deklaratën e të akuzuarit Haki Azziri të cilën sipas tyre e ka dhënë nën presion, kërcënime dhe torturë.
 
Eskpertët që u paraqiten në gjykatë nuk ishin të licencuar, ndërsa të njejtit bënë vetëm analizë dhe jo ekspertizë të dëshmisë së dheut. Pas pothuajse 9 vite akuzë ,në fund aktakuza pëson ndryshime pa as një arsyetim thotë mbrojtja.
 
“Monstra”: Mbrojtja në fjalët përfundimtare të akuzuarit janë të pafajshëm
 
"As nga Prokurorja Fatime Fetai, si rezultat i mungesës së dëshmive, dhe mbi bazën e një akuze  paraprake të gabuar, e cila do duhej të precizohej, nuk u siguruan dëshmi të cilat konfirmojnë se vrasjet kanë ndodhur në mënyrë mizore, e madje as dëshmi se kush me cfare lloji të armës ka gjuajtur", u shpreh avokati mbrojtës Naser Raufi.
 
"Gjatë marrjes në pyetje ,personi nuk duhet të detyrohet që të jap të dhëna,informacione  dëshmi dhe dokumente me të cilat do të shfaqet në ndjekje penale.Kjo është në kundërshtim me direktivën e BE-së", theksoi avokati mbrojtës Asmir Alispahiq.
 
"Nëse gjykata e pranon akuzën dhe e shpallë Agimin fajtorë atëherë vendimi I tillë do të jetë jo i qartë pasi që nuk egziston as një dëshmi direkte prej ku mund të vërtetohet se ai e ka kryer veprën penale", u shpreh avokati mbrojtës Biljana Krstevska.
 
"Nëse miret parasysh fakti se arma me të cilën është kryer kjo vepër nuk është gjetur e as nuk I është bërë ekspertizë,nuk është marrë shembull I duarve për parafinë,si dhe fakti se në vendgjarjen e vrasjes së pesëfishtë nuk është gjetur as një dëshmi materiale ,gjurmë biologjike ,asgjë që eventualisht do të përfshinte të akuzuarin Afrim Ismailoviq dhe prokuroria në vend të dëshmive akuzën e mbështet vetëm në supozime të zhveshura", u shpreh avokati mbrojtës Milica Grozdanovska.
 
Mbrojtja e palës së dëmtuar të dënohen të akuzuarit
 
Mbrojtja e palës së dëmtuar njëherit kërkon dënim maksimal për të akuzuarit në këtë rast. 
 
"Përgjegjësia dhe obligimi për tu dëshmuar drejtësia është me përmasa më të gjera. Si për familjarët e të vrarëve ashtu edhe për gjithë opinionin në përgjithësi", theksoi avokatja mbrojtëse e familjarëve Dafinka Ivanova.
 
"Kërkoj që të akuzuarit gjykata ti shpall fajtorë dh eta shqiptojë dënimin më të rrept të paraparë më ligj", u shpreh avokati i palës së dëmtuar Martin Cingovski.
 
Të akuzuarit: Jemi të pafajshëm, kërkojmë drejtësi
 
Në fjalët e tyre përfundimtare të akuzuarit u shprehën se nuk janë fajtorë për veprën për të cilën ngarkohën ,andaj kërkuan nga trupi gjyqësor që ti marr parasysh rrethanat dhe dëshmtë.
 
"Kategorikisht e hedhi posht akuzën që në çfar do lloji baze jam I përfshirë në atë vepër penale dhe kërkoj që gjykata ta vlersojë atë dhe të miratojë vendim adekuat.Lus gjykatën të vihet në vendim tim dhe të vlersojë se si është të maltretohesh dhe të pritet për 9 vite për vendim", theksoi i akuzuari Fejzi Aziri.
 
"Pajtohem me mbrojtjen time dhe kërkoj që gjykata të sjell vendim për lirim nga faji", u shpreh i akuzuari Haki Aziri.
 
"Si betoheni ju në drejtësinë tuaj, beohem edhe unë që këtë vepër nuk e kam bërë.I kam dy fëmijë ,sa do tua dëshiroja fëmive të mi të ju ndodhë kjo aq edhe të tjerëve.DNK më kanë marrë 1 javë para se të më arrestojnë", theksoi i akuzuari Agim Ismailoviq.
 
Seanca e sotme për rastin monstra, u mbajt nën masa të rrepta sigurie, me një numër të theksuar të ekipeve policore jasht objektit të Gjykatës. 
 
Javën e kaluar u mbajtë protestë për rastin monstra, ku organizatorët kërkuan drejtësi për rastin dhe dorëheqjen e prokurores Fatime Fetai, për shkak të kërkesës për denim maksimal ndaj të akuzuarve. 
 
FLORIE BELULI KAMBERI