Maqedoni

Covid 19: 20 viktima, 350 raste të reja, 266 të shëruar

03.02.2021 17:40

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2291 testime të bëra ka regjistruar 350 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2291 testime të bëra ka regjistruar 350 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë shëruar 266 pacientë. 
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 180 raste i pasuar nga Kavadari me 24, Velesi me 19, Kumanova dhe Tetova me 14, Gjevgjelia me 12, dhe qytetet e tjera  me numër më të  ulët të  të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 20 pacientë, prej të cilëve dymbë dhjet pacient nga Shkupi, dy nga Struga dhe nga një pacient në Vinicë, Strumicë, Kavadar, Krushevë, Probishtip dhe Radovish. 
 
Numri i përgjithshëm i pacientëve që shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 568  dhe ka rreth 500  shtretër të lirë në qendrat kovid. 
 
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 93.510 prej tyre  janë shëruar 82. 786 kanë humbur jetën 2893 dhe numri i rasteve aktive shënon 7831.  
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI