Maqedoni
Vaksinimi do të fillojë kët muaj, Filipçe: Sigurohen 200.000 doza nga Kina
03.02.2021 18:00
Dozat e para të vaksinës kundër kovid 19 do të arrinë nga Kina këtë muaj dhe me to do të fillojë procesi...

Dozat e para të vaksinës kundër kovid 19 do të arrinë nga Kina këtë muaj dhe me to do të fillojë procesi i imunizimit në vend bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Bëhet fjalë për 200 mij vaksina për të cilat transportin do ta organizojë Ministria e Shëndetësisë.
"Ne jemi në fazën përfundimtare të negociatave dhe në muajin shkurt sasia e parë e vaksinave që do arrinë në vend do të jenë vaksinat kineze. procesi i tërësishëm i imunizimit në pajtueshmëri me sistemin që është përgaditur, do të fillojë me këto vaksina dhe unë nuk do të spekuloja për datën e saktë, por për kohë të shkurtër do ta dimë dhe do ta shpallim por do të arrijnë 200 mij vaksina dhe do të fillojë vaksinimi i grupeve me prioritet", u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Të parët që do të vaksinohen do të jenë puntorët shëndetësor dhe më pas kategoritë e tjera të qytetarëve. Ministri Filipçe thekson se në procesin e vaksinimit nuk është e përzier politika dhe shëndetësia është prioritare.
"Të gjitha vaksinat që gjinden në treg janë të sigurta dhe nuk kemi vërejtje dhe të gjitha janë zhvilluar ashtu siç duhet. Shum vështirë arrihet deri te vaksinat dhe negociatat që zhvillohen me Fajzer dhe të cilat do të përfundojnë me kompaninë kineze janë të vështira dhe kërkojnë shumë detaje", theksoi Filipçe.
Edhe më tej pritet leja për vaksinat e Fajzerit shton Filipçe. Në 24 orët e fundit në qendrat kovid janë hospitlizuar 16 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga kovid 19. Gjithsej 24o pacientë janë evidentuar si raste të dyshimta.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
