Maqedoni
MSh: Imunizimi fillon në shkurt; Furrnizimi me vaksina, Zaev: E drejtë sovrane e çdo shteti
03.02.2021 18:19
Vaksinimi i popullsisë në vend pritet të fillojë gjatë këtij muaji...

Vaksinimi i popullsisë në vend pritet të fillojë gjatë këtij muaji, dhe dozat e para të vaksinës kundër Kovid 19, do të arrijnë nga Republika e Kinës, ka njoftuar ministria e shëndetësisë. Pakoja tjetër e vaksinave për imunizim duhet të arrijë përmes sistemit Kovax, dhe do të jenë të kompanisë Astra Zeneka.
Ky furrnizim pritet që në vendin tone të arrijë në muajin mars, informojnë nga ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit parashihet që deri kah mesi i këtij viti të të bëhet distribuimi i rreth 100 dhe 175 mijë doza të vaksinës nga kompania britaniko-suedeze.
Sa u përket vaksinave kineze, kryeministri Zaev deklaron se ky furrnizim nuk eshte çështje gjeopolitike, por e drejteë sovrane e çdo shteti, andaj dhe RMV po bën përpjekje për tu furrnizuar me vaksina varësisht nga mundësitë që I ofrohen. Këtë javë shton Zaev, pritet edhe rrumbullakimi I procedurave të furrnizimit me vaksinat kineze, e që priten të arrijnë kah mesi I mujait shkurt.
"Jemi në pritje të një vendimi të mirë nga ana e Delegacioni Europian, E di që komisari Varheji, po bën përpjekje maksimale... Janë siguruar 70 milion euro , dhe besoj se ne rrethana kur ka mungesë të theksuar të prodhimit të sasive të mjafueshme të vaksinave nga kompania Pfizer. Megjithatë, tani kur më dolën në pah dhe vaksina të Astra Zenika, Moderna dhe vaksina të tjera, besoj se do të gjendet një zgjidhje që të mundemi këtë muaj të fillojmë vaksinimin. Marrëveshja jonë që e kemi me kompaninë Pfizer, presim që rezultatet ti jep kah mesi i shkurtit, me pakon e parë të vaksinave me rreth 5 mijë e 850 vaksina, me atë që në muajin mars vazhdojmë me furrnizimin edhe të 17 mijë vaksinave të tjera", u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Ai shtoi se për më tepër qeveria ka siguruar edhe partner të brendshem , kompaninë Alkaloid, e cila do të jetë e autorizuar për procedurat implementuese. Edhe përkundër paralajmërimeve për furrnizim me vaksina kineze, kryeministri potencoi se të parat të cilat do të arrijnë në vend, do të jenë vaksinat nga kompania Pfizer, të cilat janë të siguruara nga ana e Serbisë.
Lidhur me këtë pritet që këtyre ditëve të arrijë edhe vërtetimi deri tek ministria e Shëndetësisë për tu furrnizuar me rreth 8000 doza të vaksinave nga Serbija , të dedikuara për vaksinimin e personelit mjekësor.
FARIJE DAUTI BAKIU
