Maqedoni

Dënim publik për dhomën publike, demonstruesit kërkojnë dënime për pjesmarrësit

03.02.2021 18:37

Përkrahje për femrat fotografitë e të cilave ishin të plasuara te Dhoma Publike...

Demonstruesit apeluan deri te viktimat se nuk janë vetëm dhe ftuan institucionet të reagojnë me kohë. Kërkojnë zbardhjen e rastit, dënime për themeluesit e këtij grupi dhe shqetësimet seksuale përmes internetit të regullohen me Kodin Penal.
 
"Kur u paraqit ky rast institucionet kompetenete na bindën se po ndërrmarin gjithçka që është në pajtueshmëri me ligjin dhe se kryerësit do të sanksionohen. Por pas një viti u pa se një gjë e tillë nuk do të  ndodh,  me çka u mundësua përkrahje për kryerësit dhe jo për viktimat", u shpreh Dragana Drndareva nga koalicioni Margjini.
 
Viktimat e dhunës së  tillë zakonisht nuk paraqesin rastin në polici sepse siç thonë policia nuk vepron pas paraqitjeve të tilla.
 
"Në afat prej tre ditësh mora njëqind porosi nga femra dhe gra të cilat kanë qenë seksualisht të keqpërdorura gjatë jetës së tyre dhe asnjëra nuk e ka paraqitur rastin në polici. Këtu jemi që të rikujtojmë se mosveprimi është njetë si bashpjesmarrja dhe ky mllef duhet të kanalizohet dhe të ketë  luftë pakompromios në luftën legjitime për jetërat tona", theksoi Kalija Dimitrova nga koalicioni për barazi gjinore.
 
"Të miratohet ligj, por i njejti edhe të zbatohet. Le të edukohen institucionet dhe çdo individ se si duhet të sillet që të kemi shoqëri më të lumtur edhe për ne, por edhe për gjeneratat që vinë", u shpreh viktima në dhomën publike Ana Koleva. 
 
Marshi filloi nga MPB dhe përfundoi para prokurorisë publike , sepse siç thonë organizatorët këto dy institucione janë themelore për mbrojtjen nga dhuna. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI