Maqedoni
Këshilli i inspektorateve, institucionet të miratojnë planet për punësim
03.02.2021 19:15
Pas miratimit të planeve vjetore për punisim nga Qeveria e vendit...

Pas miratimit të planeve vjetore për punisim nga Qeveria e vendit, të gjitha shërbimet e inspektimit do të forcohen, tha Magdalena Grashovska Filipovska, kryetarja e Këshillit të Inspektimit, ku prezentoi edhe rezultatet nga aktiviteteve të inspeotoreve në javen e fundi të janarit.
Ajo pret që institucionet përgjegjëse të miratojnë planet vjetore për punësim në të gjitha shërbimet e inspektimit për vitin 2021.
"35 njerëz u caktuan për inspektoratin e tregut, 14 në tregun e punës dhe unë do të duhet t'ju jap informacion shtesë për të dhënat tjera. Informacioni që unë kam marrë nga drejtorët është se personat nuk janë shpërndarë akoma, ata nuk kanë filluar punën. Prandaj është e nevojshme të kryhet procedura e plotë", u shpreh kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Grashovska Filipovska.
Filipovska informon se Inspektoratet javën e fundit të janarit kanë bërë 4959 kontrolle. Nga 25 deri më 31 janar të këtij viti, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit ka kryer 131 inspektime dhe ka marrë 15 vendime për parregullsi.
Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror i Tregut zhvilloi 3571 kontrolle dhe 757 mbikëqyrje në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe protokollet për funksionimin e objekteve hotelierike, si dhe ligje të tjera.
Pastaj , janë lëshuar 23 akuza për kundërvajtje, 14 vendime për parregullsi dhe 63 urdhra pagese për kundërvajtje.
SEDAT SELIMI
