20 të vdekur dhe 65 të lënduar në Siri

18.11.2014 17:15

Të paktën 20 persona u vranë dhe 65 të tjerë janë plagosur në një sulm me helikopter nga forcat e regjimit të Bashar al-Asad në Aleppo....

Sulmet erdhën pikërisht në zonën El Bab, e cila është e kontrolluar nga militantët e ISIS-it.

Helikopterët e regjimit sirian kishin hedhur dy bomba fuçi në rajonin Al-Bab, ngjarje kjo që nga Komisioni i Revolucionit sirian u përshkrua si masakër. Edhe pse kjo luftë në mes të ISIS-it dhe regjimit të Asadit nuk ka të ndalur, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se regjimi sirian i Bashar al-Assad dhe ISIS-it janë të varur nga njëri-tjetri.

“Assad dhe ISIS janë simbiotik. ISIS paraqet veten si alternativa e vetme për Assadin. Assad pretendon të jetë vija e fundit e mbrojtjes kundër ISIS-it. Të dyja palët janë forcuar si pasojë e mizorive të njëri-tjetrit. Regjimi e ka humbur legjitimitetin e tij dhe është shkaku i kaosit në rajon, ndërsa zgjidhja gjithëpërfshirëse në Siri mund të arrihet vetëm me anë të transformimit politik dhe jo një fushatë ushtarake”- deklaroi sekretari i jashtëm i SHBA-ve, John Kerry.

Kerry tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të angazhuara thellësisht në Lindjen e Mesme, sepse çdo përçarje në rajon kërcënon ekonominë e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Konflikti në Siri ka qenë në qendër të vëmendjes për tre vite me radhë, ndërsa vet sekretari amerikan nuk ka hezituar ta quaj kreun e regjimit si “të çmendur”. Me gjithë faktet se ky regjim ka kryer krime lufte, SHBA dështoi të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme për ta larguar Assadin, por ndërmori veprime ushtarake pas shtimit të dhunës nga grupi terrorist ISIS. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)