Maqedoni

Bytiqi: Regjistrimi, bazë për krijimin e politikave ekonomike

04.02.2021 15:16

Regjistrimi do të mundësojë që vendi të hartojë politika të përshtatshme ekonomike...

Regjistrimi do të mundësojë që vendi të hartojë politika të përshtatshme ekonomike, thotë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij, rezultatet e regjistrimit janë pikënisje kyçe nga e cila Qeveria fillon me miratimin e politikave ekonomike.
 
“Regjistrimi do të mundësojë që shteti të miratojë politika të përshtatshme ekonomike, të cilat do të sigurojnë shfrytëzim efektiv dhe efikas të potencialit të përgjithshëm njerëzor, sepse do të kemi një pamje të qartë se për kë, ku dhe në çfarë mase planifikohen dhe zbatohen strategjitë e përgjithshme ekonomike. Rezultatet e regjistrimit janë pikënisje kyçe nga e cila Qeveria fillon me miratimin e politikave ekonomike, ku përskaj strategjisë së përgjithshme zhvillimore janë dhe do të inkorporohen edhe politikat me të cilat do të arrihet zhvillimi i barabartë rajonal.”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi.
 
LSDM: ESHS ka kapacitete për zbatimin e regjistrimit
                     
Nga partia në pushtet thonë se Ligji i miratuar për Regjistrimin e Popullsisë dhe Amvisërive garanton zbatimin e regjistrimit në përputhje me të gjitha praktikat dhe standardet ndërkombëtare.                                                             
“19 vite vendi është pa të dhëna të plota, të sakta dhe të rëndësishme për popullsinë, familjet, apartamentet, pa të dhëna të nevojshme për të ndërtuar politika dhe strategji. Tani është koha këtë ta rregullojmë. Enti Shtetëror i Statistikave, ekspertët në këtë institucion kanë kapacitetin dhe gatishmërinë për të kryer një regjistrim të suksesshëm. Regjistrimi i kryer me sukses do të sjellë të dhëna të sakta, të plota mbi strukturën demografike, sociale, arsimore, fetare dhe kombëtare të popullsisë.” ,- tha Slavjanka Petrovska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE kërkon anulimin e regjistrimit
 
Por, VMRO-DPMNE kërkon shtyrjen e procesit të regjistrimit për në vitin e ardhshëm apo të organizohet regjistrim në mënyrë elektronike. Madje kjo parti nuk ka pranuar propozimin e presidentit që regjistrimi i paraparë për në prill të shtyhet për një deri në dy muaj. 
 
NAIM RAMADANI