Maqedoni
Shpërndarja e vaksinave, “Astra Zeneca” do të fillojë më vonë këtë muaj
04.02.2021 15:37
Mekanizmi KOVAKS ka njoftuar një plan për të shpërndarë më shumë se 330 milion doza të vaksinës Covid-19 në vendet në zhvillim...
Mekanizmi KOVAKS ka njoftuar një plan për të shpërndarë më shumë se 330 milion doza të vaksinës Covid-19 në vendet në zhvillim, e cila do të mbulojë rreth 3.3% të popullsisë totale të 145 vendeve që marrin pjesë në fazën fillestare të shpërndarjes. Faza e parë e shpërndarjes përfshin 336 milion doza të vaksinës “Astra Zeneka”, nga të cilat 240 milion prodhohen nga Instituti Serum i Indisë dhe 96 milion nga “Astra Zenek”a; si dhe 1.2 milion doza të vaksinës “Pfizer BIOTEK”. Sipas KOVAKS, vaksinat do t'u jepen vendeve pjesëmarrëse në proporcion me madhësinë e tyre të popullsisë. Për shembull, India do të marrë më së shumti - 97 milion doza të vaksinës “Asta Zeneka”.
Disa vende të pasura, të tilla si Koreja e Jugut, Kanada, Zelanda e Re dhe Singapori, janë përfshirë gjithashtu në planin fillestar të shpërndarjes. Sipas planit, Maqedonia duhet të marrë 103,200 vaksina “Astra Zeneka”. Sa i përket rajonit, Serbia 345,600 pritet të marrë më së shumti doza, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina 153,600 nga “Astra Zeneka” dhe 23,400 nga “Pfizer Biotek”, Shqipëria 141,600 nga “Astra Zeneka”, Kosovë 100,800 nga “Astra Zeneka” dhe Mali i Zi 84,000 nga Astra Zene. Dorëzimi i vaksinës “Astra Zeneka” vlerësohet të fillojë më vonë këtë muaj, nëse plotësohen të gjitha kërkesat. KOVAKS synon të shpërndajë deri në 2 miliardë doza vaksine në vendet më pak të zhvilluara deri në fund të vitit, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 20% të popullsisë së vendeve anëtare.
Ndërkohë, OBSH njofton se pothuajse gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në nivel botëror, përkatësisht mbi 1.1 milionë viktima, janë përqendruar në vetëm pesë vende. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar pragun e 450 mijë vdekjeve, me një rritje prej mbi 50 mijë viktima në vetëm dy javë. Përveç SHBA-së, e cila ka 450 681 vdekje, katër vendet e tjera janë Brazili 227 563, Meksika 161 240, India 154 703 dhe Mbretëria e Bashkuar 109 547. Dhe me këtë numër, numri i përgjithshëm i viktimave në pesë vendet e para për numrin më të lartë të vdekjeve rritet në 1 103 734, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në botë që nga fillimi i pandemisë, që është 2 268 691. Derisa numri I të infektuarve që nga fillimi I pandemisë ka tejkaluar 104 milion njerëz.
REJHANE BUSHI METAJ
