Maqedoni
Regjistrimi, Nuhiu: Shtyrja eventuale, konfuzion politik
04.02.2021 15:55
Zhvillimet e fundit politike për mosmbajtjen eventuale të regjistrimit në prill shpie drejt një konfuzioni në skenën politike...

Zhvillimet e fundit politike për mosmbajtjen eventuale të regjistrimit në prill shpie drejt një konfuzioni në skenën politike, luhatshmëri në politikat e qeverisë dhe do të shkelej vetë ligji i miratuar në kuvend. Vlerësimi i tillë vjen nga politologu, Qani Nuhiu, nëse regjistrimi zvarritet për një vit ashtu siç pretendon VMRO – DPMNE. Nuhiu thotë se për planifikimin e politikave zhvillimore regjistrimi duhet të mbahet këtë vit dhe se prolongimi për një deri në dy muaj s’do cenonte procesin.
“Nuk duhet shtyrë për vitin e ardhshëm ngase nuk kemi dëgjuar ndonjë argument bindës nga ana e VMRO – DPMNE – së se pse duhet të shtyhet regjistrimi për vitin e ardhshëm, pra pse këtë vit nuk do të ishte objektiv dhe vitin e ardhshëm do të ishte më objektiv regjistrimi. Dilema tjetër është se kush garanton se nëse shtyhet për vitin e ardhshëm, po në atë vit që tani pretendohet nga VMRO – DPMNE – ja, nuk do të kishin kërkesa të tjera për shtyerje nga i njëjti subjekt apo nga ndonjë subjekt tjetër.”,- deklaroi politologu, Qani Nuhiu.
Nuhiu: Faktori politik, i prerë në qëndrime
Nuhiu konsideron se pozicioni shqiptarë duhet të jetë i prerë për një regjistrim objektin sidomos të diasporës.
“Regjistrimi nuk është edhe shumë çështje e vullnetit politik, por është çështje e mundësive objektive se a ka efekt të shtyhet apo nuk ka efekt të shtyhet. Prandaj partitë shqiptare qoftë në pozitë apo opozitë duhet të jenë të prera, të qarta konfrom kërkesës së VMRO–DPMNE–së.”,- tha Nuhiu.
Mos unitetit të partive politike për regjistrimin, sipas Nuhiut, duhet ti jep fund presioni i Unionit Europian, ndërkohë forcat e brendshme duhet ndikuar në vetëdijesimin e qytetarëve mbi rëndësinë e operacionit statistikor që i njëjti të jetë sa më objektiv.
MERAL ISMAILI
