Maqedoni
Kovid-19, 7 të vdekur, 373 të infektuar e 638 të shëruar
04.02.2021 16:17
Nga 2107 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv 373 pacientë....

Nga 2107 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv 373 pacientë. Ndërsa numri i të shëruarve ka qenë dukshëm më i lartë, përkatësisht 638 pacientë kanë fituar betejën me virusin Korona. Por, virusi u ka marrë jetën edhe 7 qytetarëve të vendit, dy prej të cilëve në Shkup dhe nga një në Tetovë, Veles, Ohër, Kërçovë dhe Dibër.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona në vend arrin në 93 mijë e 882 persona, prej të cilëve 83 mijë e 424 janë shëruar, 2.900 kanë humbur jetën dhe 7.558 persona janë infektuar.
