Maqedoni

Në RMV dhe Bullgari shënohet 149 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit

04.02.2021 16:47

Një delegacion qeveritar dhe përfaqësues të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE...

Një delegacion qeveritar dhe përfaqësues të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE, me rastin e 149 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev, u vendosën lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup. Kryeministri, Zoran Zaev, në rrjetet sociale ka shkruar se Goce Dellçev ka qenë frymëzues dhe forcë lëvizëse e Organizatës Revolucionare Maqedonase.
 
“Goce Dellçev gjithmonë ka bërë thirrje për unitet dhe kohezion në sfidat politike me të cilat përballet vendi nga të gjithë aktorët socialë dhe qytetarët, pavarësisht nga ato fetare, etnike ose përkatësia politike”, shkroi Zaev. 
 
Derisa lideri opozitar, Hristian Mickovski, po ashtu në rrjetet sociale ka nënvizoi se emri dhe vepra e apostullit të VMRO-së, Goce Dellçev, ka qenë gjithmonë një frymëzim i patriotizmit maqedonas në luftën për krijimin e një shteti të pavarur maqedonas. Kjo parti ka reaguar edhe përmes një komunikate. VMRO-DPMNE-ja pohoi se reagimi i tyre ka të bëjë me kremtimin e padenjë nga ana e Qeverisë, ditëlindjen e Goce Dellçevit. 
 
“Në emër të qeverisë, zëvendësministri i Pushtetit Lokal vuri lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën e Shën Spas. Ai tregon qëndrimin poshtërues të qeverisë së Zaevit ndaj karakterit dhe veprës së Goce Dellçevit. Në një kohë kur historia maqedonase dhe rëndësia e Dellçevit për shtetin maqedonas dhe historinë maqedonase mohohen qeveria, në vend që të dërgojë delegacionin më të lartë, shënon këtë ditë duke dërguar një zëvendësministër të Vetëqeverisjes Lokale. Kjo vetëm tregon se nuk ka asgjë të shenjtë në këtë qeveri të Zaevit. Kujtojmë që zyrtarë të lartë shtetërorë nga LSDM-ja tashmë e kanë shpallur Goce Delçevin një bullgar, vetë Zaevi tha se apostulli maqedonas nuk luftoi vetëm për Maqedoninë, kështu që tani në një moment kaq të ndjeshëm nuk e shënojnë me dinjitet ditëlindjen e tij.”,- u shpreh VMRO-DPMNE.
 
Ditëlindja e Goce Dellçevit është shënuar edhe në Bullgari. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, potencoi se vitin e ardhshëm dëshiron që këtë ditë ta shënojnë së bashku me, siç thotë ai, vëllezërit nga Maqedonia e Veriut.
 
FITIM KRYEZIU