Maqedoni
KShZ, 15 vjetorin e themelimit si trup profesional
04.02.2021 17:40
Me prezantim të shkurtër me rastin e 15 vjetorit të formimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si trup profesional...

Me prezantim të shkurtër me rastin e 15 vjetorit të formimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si trup profesional, u shënoi Dita Globale e Zgjedhjeve. Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se Komisioni zgjedhor si organi më i lartë zgjedhor mund të zbatojë me sukses kompetencat e saj vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët e interesuar, e veçanërisht me qytetarët.
“Në 15 vitet e kaluara misioni i KShZ-së mbeti i pandryshuar. Të përgatisim dhe të zbatojmë zgjedhje sipas standardeve dhe procedurave të cilat sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, barabarësi në fshehjen e votës. Princip udhëheqës i punës së KShZ-së dhe administratës zgjedhore mbetet edhe më tej kushtetushmëria dhe ligjshmëria në punë, transparenca në përgjegjësi, si dhe në kontinuitet përmirësim i punës. KShZ, si organ më i lartë zgjedhor, mundet me sukses të zbatojë detyrat vetëm me bashkëpunimin e të gjitha palëve, përfshirë qytetarët.”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Dita Globale e Zgjedhjeve çdo vit shënohet të enjten e parë në shkurt. Në këtë ditë komisionet zgjedhore mbarë botën organizojnë tryeza të rrumbullakëta, debate, punëtori, takime me qytetarë, me qëllim që ta theksojnë përkushtimin e mbrojtjes së të drejtës së votës si një ndër liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në shënim ishin të ftuar edhe kryetarët dhe nënkryetarët aktualë të KShZ-së, të cilët kanë dhënë kontribut në avancimin e zgjedhjeve në shtet.
ZEKIRJA MEXHITI
