Maqedoni

Kumanovë, Shabani: 3 opsione për zgjidhjen e problemit me hapësirat e shkollave të mesme

04.02.2021 18:25

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencave, Arafat Shabani, sot realizoi vizitë në Shkollën e Mesme Komunale të Gjimnazit “Sami Frashëri”...

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencave, Arafat Shabani, sot realizoi vizitë në Shkollën e Mesme Komunale të Gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës.
 
Shabani kishte ardhur që për së afërmi të njoftohet me kushtet me të cilat po përballen nxënësit e kësaj shkolle, tashmë dy dekada. Ai gjatë vizitës paralajmëroi  disa opsione të mundshme që do ta zgjidhnin njëherë e përgjithmonë problemin me objektet shkollore të Gjimnazit “Sami Frashëri” si dhe Shkollës së Mesme Teknike “Nace Bugjoni”, paralelet në gjuhën shqipe.
 
“Opsioni i vjetër është që të bëhet dislokim në ish kazermat e qytetit, si opsion i dytë kemi ndërtimin e objektit të shkollës total të re, si për gjimnazin ashtu edhe për atë teknike, d.m.th. tek ish kazermat, kurse opsioni i tretë është që të ndërtojmë objektin shkollor brenda në qytet.”,- tha zëvendësministri i MASh-it, Arafat Shabani.
 
Drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Afrim Aliti, tha se kërkesa e nxënësve dhe banorëve të Kumanovës është që të ndërtohet objekt i ri.
 
“Kërkesa e qytetarëve të Kumanovës është për ndërtimin e objektit të ri dhe njëherë e përgjithmonë ky problem të zgjidhet, pasi që objekti i ri do t’i plotësonte kushtet për zhvillimin normal të procesit edukativo arsimorë, nga ana e tij zëvendësministri i pranoi gjitha këshillat dhe idetë tona”, tha drejtori i Sh. M. K. Gjimnazi “Sami Frashëri”, Afrim Aliti.
 
Ndryshe siç paralajmëroi zëvendësministri i MASh, Arafat Shabani, për realizimin e njërit nga këto 3 opsione pritet të vendoset brenda muajit.
 
FATLUM AQIFI