Botë
Shqipëri, 14 të vdekur dhe 1052 raste të reja me Kovid-19; Kosovë, 5 të vdekur dhe 318 raste të reja me Kovid-19
04.02.2021 18:52
Në Shqipëri janë regjistruar shifra tejet të larta sa i përket numrit të personave të vdekur...

Në Shqipëri janë regjistruar shifra tejet të larta sa i përket numrit të personave të vdekur dhe të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit.
Ministria shqiptare e Shëndetësisë njoftoi për 14 viktima dhe një mijë e 52 të infektuar me Covid-19 nga 3974 testime.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë.
Ndërkohë, në Kosovë njoftohet për pesë të vdekur dhe 318 raste të reja nga 2 mijë e 303 të testuar.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 214 persona. Aktualisht në Kosovë ka 6 mijë e 659 raste aktive.
