Botë

Vaksina e parë me një doze, Johnson & Johnson kërkon lejen zyrtare

05.02.2021 09:37

Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19...

Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19, një alternativë më e thjeshtë që mund të rrisë numrin e kufizuar të vaksinave.
 
Vaksina e kompanisë J & J ishte e sigurt dhe ofronte mbrojtje të fortë ndaj rasteve të moderuara deri serioze me COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi masiv ndërkombëtar. Ajo nuk dukej aq e fortë sa vaksinat konkurruese me dy doza Pfizer dhe Moderna – një përfundim që mund të ketë të bëjë më shumë me perceptimin sesa realitetin, duke pasur parasysh ndryshimet në mënyrën se si u testuan ato.
 
Megjithatë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po u kërkon këshilltarëve të saj të pavarur të debatojnë publikisht mbi të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën me një dozë, në të njëjtën mënyrë si konkurrentet e saj u analizuan deri në detajet më të vogla, para se të vendosë nëse do t’i hapë dritën e gjelbër një alternative të tretë në Shtetet e Bashkuara. Ekspertët e FDA kanë tërhequr vëmendjen duke kërkuar të mos bëhen krahasime para se të jenë në dispozicion të gjitha të dhënat.