Botë

Kuvendi debat publik: “Projekt-koncepti i ri për arsimin fillor”

05.02.2021 10:03

Komisioni kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport sot në mesditë do të mbajë debat publik mbi “draft-konceptin për arsimin fillor”.
 
Komisioni kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport sot në mesditë do të mbajë debat publik mbi “draft-konceptin për arsimin fillor”.
 
Në debatin publik, siç kumtoi shërbim për shtyp i kuvendit, përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, janë të ftuar edhe përfaqësuesit e Qeverisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe organet përbërëse të saj. Pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve arsimore shtetërore, profesorë nga fakultete pedagogjike, drejtorë dhe mësues nga shkollat fillore, ASHAM dhe organizata joqeveritare, fusha e interesit e të cilave është arsimi. Gjithashtu, në seancë janë të ftuar edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që i mbështesin reformat arsimore në vend.
 
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, ka deklaruar për media se pas debatit publik në Komisionin kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport, pret që të përcaktohet përkufizimi i konceptit të arsimit fillor. Pret një diskutim të frytshëm, ndërsa çdo propozim konstruktiv që do të dalë nga debati mund të përfshihet në konceptin me të cilin zbatohet reforma e arsimit fillor, i cili është një detyrim, në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor të vitit 2019.