Botë

Uashington, Donald Trump refuzon gjyqin

05.02.2021 11:01

Në pritje për të dalë në gjyq në Senatin Amerikan për rolin e tij në trazirat në Capitol në 6 Janar...

Në pritje për të dalë  në gjyq në Senatin Amerikan për rolin e tij në trazirat në Capitol në 6 Janar, Donald Trump thotë se nuk do të japë dëshmi vetë. 

Ish-presidenti është i pari në historinë e SHBA që është fajësuar dy herë nga Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan.Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët e akuzoi Trump për inkurajimin e dhunës me pretendimet e tij të rreme të mashtrimit të zgjedhjeve dhe nxitjen e dhunës. Disa republikanë gjithashtu mbështetën fajësimin.Gjyqi në Senat fillon në datën 9 Shkurt. Avokatët e tij argumentojnë se Senati nuk mund të veprojë kundër tij sepse ai nuk mban asnjë post publik. Ata gjithashtu do të pretendojnë se ai nuk nxiti dhunën në trazirat e Capitol-it, por bëri thirrje për demonstrata paqësore. Ish-presidenti amerikan mund të humbasë përfitimet sipas Aktit të ish Presidentëve të vitit 1958, i cili përfshin një sigurim pensioni dhe shëndetësor.