Botë

Lufta në Jemen, Biden nuk i mbështet operacionet ushtarake

05.02.2021 11:45

Shtetet e Bashkuara marrin hapin e parë për të ndaluar luftën disa vjeçare në Jemen....

Shtetet e Bashkuara marrin hapin e parë për të ndaluar luftën disa vjeçare në Jemen.
 
Presidenti Joe Biden njoftoi se do të heqë mbështetjen për ofensivën ushtarake për aleatët amerikanë, teksa konflikti i armatosur besohet të ketë shkaktuar mbi 110 mijë viktima.
 
“Lufta në Jemen duhet të marrë fund”, tha Presidenti Biden në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm të politikës së jashtme.
 
Nën dy paraardhësit e Biden, SHBA mbështeste një koalicion të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve Houthi në Jemen. Konflikti ka lënë miliona jemenas në prag të urisë. Biden njoftoi ndryshime të tjera në politikën e jashtme amerikane, të tilla si një rritje e konsiderueshme e numrit të refugjatëve të pranuar nga SHBA dhe një ndryshim i vendimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, ku ata janë vendosur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.