Kulturë

Festivali i Sanremos do të mbahet nga 2-6 mars pa spektatorë

05.02.2021 12:46

Festivali italian i këngës, Sanremo do të oganizohet në sallën e Teatrit Ariston, nga datat 2 deri më 6 mars...

Festivali italian i këngës, Sanremo do të oganizohet në sallën e Teatrit Ariston, nga datat 2 deri më 6 mars. Njoftimi konfirmohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë që dhanë miratimin e organizimit të një prej eventeve më të rëndësishme kulturore në Itali.
 
Ekspertët miratuan protokollin e masave që parashikon organizimin e spektaklit pa praninë e spektatorëve, duke shtuar edhe të tjera kufizime që do të ulnin në maksimum mundësinë e infektimit me kororonavirus të pjesëmarrësve.