Raporti: “Instituti për demokraci”, puna e legjislativit vlerësohet me notë mesatare
Raporti i “Institutit për Demokraci” e ka vlerësuar me note mesatare...

Raporti i “Institutit për Demokraci” e ka vlerësuar me note mesatare punën në përgjithësi të punës së Kuvendit Republikan. Për dallim nga më herët, cilësia e debatit në Kuvend nuk e ka fituar notën e nevojshme minimale prej 6.0, për tu llogaritur si debat i mirfilltë.
Sipas raportit, më aktivë në kycjen e tyre në diskutim kanë dominuar deputetët e opozitës, me një pjersëmarrje prej 61%, krahasuar me deputetët e pushtetit pjesëmarrja e të cilëve ka qenë 36%.
Ndër deputetët me fjalime më të shpeshta dhe më të gjata ka qenë deputeti Bojan Stojanovski.
Në dhjetëshem më active janë rradhitur deputetja Gordana Siljanovska-Davkova, Dafina Stojanovska, Zhaklina Llazarevska, Elmi Aziri, dhe Arbër Ademi.
Në periudhën e hulumtimeve për vlerësimin e punës së Kuvendit, raporti thotë që është mbajtur vetëm një séance pyetje deputetësh.
Në raport me argumentimet e diskutimeve në përgjithësi, është shënuar rënie sa i përket argumentimit krahasuar me periudhën parparake .
“Diskutuesit në 44 % të rasteve nuk kanë parashtruar argumentet e duhura, derisa 45% të fjalimeve kanë qenë me argumentime të dobëta. Vetëm 1 apo më shumë argumente janë përdorur nga 11% të diskutimeve nga ana e deputetëve, për dallim nga periudha e kaluar ku përqindja ishte 29,” informojne nga Instituti i demokracisë.
Raporti zyrtar tregon se deputetë të caktuar edhe përskaj pagave të rregullta që marrin, nuk janë të rregullt në ligjvënës. Të dhënat e Institutit për Demokraci tregojnë se 15 deputetë ishin “të padukshëm” gjatë periudhës gusht-dhjetor, të vitit të kaluar, ndërsa 37 të tjerë për pesë muaj folën më pak se gjysmë ore. Instituti ka monitoruar rreth 1600 debate, dhe diskutime.
Raporti ka treguar edhe interesimin e vogël të Parlamentit për tu diskutuar temat që I tangojnë grupet e magjinalizuara, vetëm nëse në rend dite është diskutimi për ndonjë ligj për këtë kategori.Më pak është folur për moshat e vjetra, nënat vetë ushqyese dhe grupin e LGBT,ndërsa më shumë deputetët kanë diskutuar për problemet e të rinjëve. (Flutura Latifi, TVM2)
