Transportin e nxënësve të Likovës do ta paguaj Kumanova
Prindër, si dhe nxënës nga Komuna e Likovës, të cilët mësojnë në Gjimnazin “ Sami Frashëri “ në Kumanovë edhe sot kanë protestuar para gjimnazit kumanovar, në shenjë pakënaqësie nga mospagesa e shpenzimeve për transportin e tyre.......

Ndërkohë, bëhet e ditur se një sinjal pozitiv për zgjidhjen e këtij problemi në Komunën e Kumanovës sot ka arritur nga MASH-i.
“Isha në Njësinë Rajonale për Arsim në Kumanovë, ku ka arritur një shkresë nga MASH-i, në të cilën jepet “dritë jeshile” për problemin tonë. Ne si prindër kemi mirëpritur këtë vendim të MASH-it”- deklaroi njëri nga prindërit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, sot ka potencuar se pagesën e transportit të nxënësve duhet ta bëjë Komuna e Kumanovës, pasi që për këtë qëllim komunës edhe i ndahen bllok donacione.
Edhe përkundër këtij fakti, prindërit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në zgjidhjen definitive të problemit, respektivisht pagesën e shpenzimeve për transportin e fëmijëve të tyre nga fshatrat e Likovës në Kumanovë dhe anasjelltas. (Nexhat Aqifi, TVM2)
