Botë

Shpërthim gazi në jug të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

05.02.2021 13:47

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Memmingen, në jug të Gjermanisë ku janë lënduar disa persona....

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Memmingen, në jug të Gjermanisë ku janë lënduar disa persona. Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekti në linjën e gazit në rrugën ku ndodhej ndërtesa. Megjithatë policia nuk ka dhënë ende detaje për këtë shpërthim.
 
Gazeta “Augsburger Allgemeine” raportoi se shpërthimi ndodhi në zyrat e Kryqit të Kuq Gjerman rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes duke shtuar se policia evakuoi zonën dhe se pesë persona u lënduan.