Maqedoni
Lëvizja Anti-bixhoz: Jo ligji aktual për kazinot, ose dalim në protesta
05.02.2021 14:13
Lëvizja Antibixhoz kundërshton harmonizimin e Ligjit ekzistues të Lojërave të Fatit me Ligjin për Kundërvajtje....

Lëvizja Antibixhoz kundërshton harmonizimin e Ligjit ekzistues të Lojërave të Fatit me Ligjin për Kundërvajtje. Thonë se nuk janë marë vesh për një ligj të tillë por për largimin e kazinove dhe bastoreve 1.5 kilometra nga objektet publike. Paralajmërojnë madje edhe protesta përpara Kuvendit nëse nuk pranohet kërkesa e tyre.
"Iu bëjmë thirrje liderëve të subjekteve politike që të qëndrojnë në premtimet dhe zotimet që i dhanë lëvizjes Antibixhoz. Kërkojmë mbyllje të gjitha objekteve të lojërave të fatit, sikurse Shqipëri dhe Kosovë, deri në sjelljen e një ligji të mirëfilltë.", tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Antibixhoz.
“Atë ditë kur do të kuptojmë ne si Lëvizje se Parlamenti është i gatshëm të votoj këtë Ligj, ne do të protestojmë para parlamentit, dhe nëse do sigurojmë ca makina bixhozi njërën do ua dërgojmë në parlament dhe ca do i derdhim para selive të partive, që t`iu tregojmë se kumarxhinjtë më të mëdhenj të vendit i kemi pikërisht në parlament dhe parti politike.", tha Nuhi Gania nga Lëvizja Antibixhoz.
