Maqedoni

Në Tetovë situata stabile me Covidin, Nuredini: Falë respektimit të masave nga Qytetarët

05.02.2021 14:48

Situat me Covid 19 në Tetovë është stabile dhe nga java parapeake ka më pakë të hospitalizuar thonë nga Covid qendra Tetovë....

Situat me Covid 19 në Tetovë është stabile dhe nga java parapeake ka më pakë të hospitalizuar thonë nga Covid qendra Tetovë. Por sipas tyre kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik, dhe nuk duhet ti respektojmë masat e rekomanduara nga institucionet përkatëse. Nuredini thotë se kjo sutuat është pasi qytetarët respektojnë masat e qeverisë.
 
"Tani ne kemi zvoglim të pacientëve,momentin që flasim kemi 19 pacent të hospitaluzuar në krahasim me javën e jaluar ku kishim 24. Tani kemi një zvoglim të numrit të pacientëve, por nënet prej tyre janë në gjendje më të rënd. Kujdesi i qytetarëv mbajtja e maskes, distancës ka bërë që numri edhe të bjerë. Por është edhe ajo se imuniteti kolektiv fillon të rritet edhe ajo ndikon në uljen e të infektuarëve.", tha Gëzim Nuredini, mjek në Covid qendrën Tetovë.
 
Ndërkohë është në fazën e fundit të ndërtimit Spitali i Modular që do të ketë rreth 35 shtretër, laborator dhe dhmë për trajtimin intenziv.
 
"Tash më janë vendosur komtinjerët, kanë filluar punimet brenda objektit, jemi në fazën e fundit presim që të na vinë edhe shtretërit, dhe paisjet tjera të nevojshme dhe vendosjen në funkison të këtij objekti modular.", tha Artan Etemi, drejtor ekonomik spitali klinik tetove
 
Gjatë 24 orëve të fundit sipas Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse janë dënuar 36 persona. Në këtë periudhë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në Tetovë kanë përgatitur vendime të reja për izolim për 24 persona.
 
VISAR SADIKI