Maqedoni
Oda e Kontabilistëve: Të zgjaten afatet e dorëzimit të raporteve
05.02.2021 15:12
Oda e Kontabilistëve bëri thirrje për rishikimin e vendimit për afatin e fundit për llogaritë përfundimtare....

Oda e Kontabilistëve bëri thirrje për rishikimin e vendimit për afatin e fundit për llogaritë përfundimtare. Pasi mori një përgjigje negative nga autoritetet, pasi kjo do të dëmtonte cilësinë e raporteve statistikore të lidhura me BE-në, Oda e Kontaibilistëve u ankua se për shkak të pandemisë dhe burimeve njerëzore të reduktuara nuk mund të arrihej në kohë.
"Për cilat afate po flasim kur vendet anëtare të BE-së kanë afate më të gjata. Për shembull, në Kroaci ky afat është 31.03, në Gjermani është 30.06, në Francë dhe në Suedi është 31.07. Vitin e kaluar, këto afate u shtynë edhe më tej. Prandaj, ne publikisht i kërkojmë dhe i bëjmë thirrje Ministrit të Ekonomisë të rishikojë vendimin e tij dhe të përmbush premtimin e premtuar publikisht se do të gjendet një zgjidhje për problemin që do të përfitojnë të gjithë palët e interesuara.", tha Dragan Mitkovski, kryetar i Odës së Kontabilistëve
Oda e Kontabilistëve kërkon që afati i fundit për llogaritë vjetore të letrës të jetë me 30 Prill, kurse ato elektronike të mund të dorzëzohen deri më 15 maj.
"Duke qenë se Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për Ligjin për Shoqëritë Tregtare ku kërkohet një ndryshim, duke ndjekur logjikën ekonomike nuk mundet, kurse mos të pyesim se për këtë ministri mbushja e buxheti është prioritet kundrejt ruajtjes së shëndetit dhe dinjitetit të kontabilistëve por dhe të gjitha ndërmarrjeve për të siguruar raporte të sakta financiare.", Aleksandra Andreva, anëtare e bordit drejtues të Odës së Kontabilistëve.
Nga Oda e Kontabilistëve përsëritën se shtyrja e afateve për raportet finansiare dhe llogaritë përfundimtare është thelbësore për përgatitjen e tyre cilësore.
SEDAT SELIMI
