ARMV, pas 11 viteve, bëhet me nënoficerë të rinj
65 ushtarë profesionistë janë promovuar në gradën nënoficer....

65 ushtarë profesionistë janë promovuar në gradën nënoficer. Stërvitjet të cilën e filluan në fund të Tetorit dhe përfundoi dje, u realizua në qendrën stërvitore "Pepelishte" nga instruktorë të ekipit të stërvitjes dhe doktrinës, batalionit të forcave speciale dhe batalionit të inteligjencës së zbulimit.
Ushtarët u trajnuan për një larmi temash - përgjegjësitë e nënoficerëve, aftësitë ushtarake, udhëheqja dhe etika, stërvitjet e situatës dhe shum gjëra tjera.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska nënoficerëve të rinj I porositi që me profesionalizmin dhe parimin e tyre të jenë shembull personal për ushtarët e tyre.
“Sot, në vend që të flisja, me të vërtetë më pëlqente të lëshoja një psherëtimë lehtësimi sepse kishim punuar për shumë muaj që të kishim 65 oficerë të rinj para nesh sot. Dhe mbi të gjitha, është suksesi juaj personal por është gjithashtu suksesi i të gjithë eprorëve tuaj dhe i të gjithë atyre që punuan pa u lodhur për të qenë këtu ku jeni sot” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Rreshteri i parë Nikollçe Stojanovski theksoi se është një nder i madh të jesh më i miri midis të barabartëve.
“Ushtria është më e pasur për 65 nënoficerë, të cilët janë stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Dhe ne si nënoficerë do të jemi një forcë lëvizëse që do të qëndrojmë krah për krah me ushtritë e tjera të aleancës së NATO-s” – deklaroi Rreshteri i parë, Nikollçe Stojanovski.
Grupi i dytë me 55 ushtarë profesionistë do të fillojë stërvitjen në fund të këtij muaji, duke e çuar numrin e përgjithshëm të nënoficerëve të graduar në 120 këtë vit. (Sedat Selimi, TVM2)
