Dhuna në kuvend, Çavkov: Nuk kam komunikuar me Janakievskin e Ristovskin

05.02.2021 18:11

Organizatorët e ngjarjeve të në Parlament më 27 Prilli 2017....

Organizatorët e ngjarjeve të në Parlament më 27 Prilli 2017, u ulën sërisht sot në bankën e të akuzuarve në vazhdimin e seancës në Gjykatën themelore në Shgkup, ku u dëgjuan dëshmitarët e mbrojtjes.

Ish-kreu i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Cavkov, i pari që dëshmoi në seancën e sotme, tha  se më 27 Prill 2017 ai kishte komunikime intensive me kolegët e tij të ngarkuar me kryerjen e veprimeve policore por potencoi se  nuk kishte pasur asnjë kontakt me të pandehurit Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

Sipas tij, hapja e dyerve të Parlamentit ishte një surprizë për të gjithë, edhe për policët madje. Mohoi edhe të dhënat se atë natë ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Cavkov tha se ka qenë gjatë gjitë kohës në komunikim të vazhdueshëm me policinë. Pranoi  se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili sipa tij, e ka thirrur për të shprehur shqetësimin reth asaj që po ndodhte në Parlament. 

Edhe ish kryeministri Emil Dimitriev gjatë dëshmisë rreth ngjarjeve, tha se Qeveria teknike zgjati më shumë dhe kjo kulminoi me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend. “Ngjarjet e 27 prillit i sollën shumë dëm shtetit. Mendoj se VMRO-DPMNE ishte humbësi më i madh nga këto ngjarje”, tha Dimitriev.

Të dyshuar për këtë rast janë ish kryeparlamentari Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i UBK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për veprën penale "Rrezikim terrorist i rendit Kushtetues dhe sigurisë".