MTL, ndan lejet CEMT
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, sot, përmes shpërndarjeve elektronike u ndau leje CEMT 455 kompanive për transport ndërkombëtar të mallrave për vitin 2015.....

Sipas listës preliminare, leje morën 1228 nga të paraqiturit. Lista preliminare është e shpallur në ueb-faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe të gjithë transportuesit, në 8 ditët e ardhshme do të kenë mundësi të dërgojnë në mënyrë elektronike vërejtjet e tyre.
“Në lidhje me lejet CEMT, këtë vit, në afatin e paraparë për aplikim deri në 15 tetor kanë aplikuar gjithsej 611 kompani, ku për lejet CEMT kanë aplikuar 455 kompani. Për transportuesit e vitin 2015, në disponim kemi 1220 leje CEMT për kategoritë Euro-5 dhe 204 leje për kategoritë Euro-6”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.
Ministri u bëri thirrje të gjithë transportuesve të mos bien pre e personave mashtrues, të cilët u ofrojnë leje për transport publik, sepse nuk ekziston sistem paralel për marrjen e lejes përveç sistemit elektronik që e mundëson Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Të gjithë transportuesit, të cilët nuk kanë fituar CEMT leje, kanë mundësi të marrin lloj tjetër të lejeve, për të cilët duhet të negociojnë me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, që do t’i plotësojë gjatë këtij viti dhe fillimin e vitit të ardhshëm. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
