Kuvend, lëvdata dhe kritika për konceptin e arsimit fillor

05.02.2021 20:29

Qëndrime të kundërta nga profesor universitar....

Qëndrime të kundërta nga profesor universitar për konceptin e ri të mësimdhënies në kuadër të arsimit fillor. Një pjesë e profesorëve në debatin publik  në Kuvend parashtruan kritika të ashpra për konceptin, ndërsa pjesa tjetër përkrahën modelin që e propozon Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 

Nga grupi punues I konceptit theksojnë se në atë janë marrë parasysh hulumtime të shumta ndërkombëtare

“Fokusimi i nxënësve do të thotë edhe respektim I nevojave dhe interesave të nxënësve. Pa repsektim të nevojave dhe interesave të nxënësve, të cilën e ofron ky koncept nuk mund të rritet dëshira e nxënësve për qëndrim në shkollë, që është kusht themelor që të arrihen rezultate” – tha profesoresha universitare, Beshka Petrovska.

“Në mungesë të dëgjimit demokratik  dhe transparencës Ministrja Carovska iku nga debati. Koncepti për arsim fillor konsideroj se është investim I dështuar, sepse ekipi i formuar për këtë qëllim duhet të ketë njohuri adekuate, aftësi dhe kompetenca” – tha profesori universitar, Samuel Mallçevski.

Për fat të keq në taborin shkencor janë të panjohur të nejtët nuk kanë kualifikime në matematikë,kimi fizikë histori etj dhe duke u nisur nga kjo  mund të paramendoni se për çfarë reforme bëhet fjalë.

“Me koncpetin e ri do të shtohet ndjenja e barazisë , do të zvoglohen stereotipet gjinore dhe etnike te nxënësit dhe mësimdhënësit me çka qëndrimi në shkollë do të shëndërrohet në kënaqësi si për nxëxnësit ashtu edhe për mësimdhënësit. Numri I lëndëve do të ulet dhe do të mundësohet zhvillim I potencialit të nxënësve” – u shpreh Drejtoresha e SH.F “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.

Nga ekzekutivi thonë se pikërisht ky debat ka për qëllim marrjen e ideve dhe sygjerimeve të ndryshme.

“Do të punojmë në atë që të dizajnojmë reformë më adekuate arsimore,  cila është në interes më të mirë të fëmijëve. Me këtë model inovativ, ti mundësojmë secilit fëmijë që përmes arsimimit të arrijë potencialin e vet maksimal. Prandaj, për herë të parë në dekadën e fundit në shtetin tonë bëhen reforma në mënyrë transparente dhe me kyçje të të gjitha palëve.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

“Procesi nuk guxon të ndërpritet sepse secili vit mësimor, çdo ditë nxënësit tonë mësojnë nga libra jo cilësore, duke ndjekur program jo adekuat. Kjo shkakton pasoja të mëdha gjeneratave të reja” – theksoi Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

Nga opozita gjithë këtë debat e cilësojnë si marketing politik. Kërkojnë përfshierje më të madhe të tyre.

“Mjaftë ishte me propaganda qeveritare në këtë debat publik., të cilën të gjithë vendosëm ta mbajmë dhe të gjithë dëshirojmë ti dëgjoojmë mendimet e gjithsecilit për këtë koncept. Prandaj do tu kisha lutur që diskutuesit e lajmëruar të flasin dhe pastaj opinioni të vendos” – nënvizoi Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Në debat morrën pjesë përfaqsues nga Qeveria, institucionet arsimore, deputetë, drejtorët dhe arsimtarët e shkollave fillore si dhe përfaqsues të organizatave joqeveritare. (Flutura Rahimi, TVM2)