Qeveria, e diela do të jetë ditë jo pune

05.02.2021 21:04

Qeveria e vendosur që të dielën ta shpallë ditë jo pune....

Qeveria e vendosur që të dielën ta shpallë ditë jo pune. Nga ekzekutivi njoftojnë se në seancën e sotme të këshillit socio - ekonomik është shqyrtuar drafti i ligjit “e diela është ditë për pushimin javor”.

Sipas këtij drafti është paraparë që disa subjekte juridike të punojnë por vetëm në veprimtari të caktuara edhe atë vetëm ata punëdhënës të cilët do të mund të dëshmojnë se proceset prodhuese nuk mund të ndërpriten. Punëdhënësit tjerë nuk do të lejohen të punojnë. Në raste se do të shkelin ligjin për të punuar të dielën, atëherë do të pasojnë dënime të ashpra”, paralajmëroi Qeveria.

Paralajmërohet që punëdhënësit duhet të paguajnë punëtorët që punojnë të dielën në bazë të ligjeve dhe marrëveshjes kolektive, si dhe do të duhet të caktojnë një ditë tjetër për ‘pushimin e së dielës”.

“Propozim-ligji për marrëdhënie pune, pjesë e së cilës është zgjidhja “e diela ditë jopune” është akoma në përpunim dhe konsultohet me të gjitha palët”, njoftojnë nga Qeveria.