Koja: Regjistrimi, i rëndësishëm pas 20 vitesh

06.02.2021 17:18

Regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm....

Regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor për krijimin e politikave për të ardhmen, vlerëson kreu i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

“Është inkurajuese që disa nga partitë e opozitës mbështetën miratimin e Ligjit të Regjistrimit, edhe pse nuk kishte konsensus të plotë. Pas gati 20 vjetësh, është e rëndësishme që vendi të kryejë një regjistrim, pasi ai do t’u mundësojë institucioneve qeveritare të zhvillojnë dhe zbatojnë politika për përfitimin e qytetarëve bazuar në të dhëna të azhurnuara. Sipas mendimit tim, ligji është përgatitur sipas praktikave dhe standardeve më të mira të institucioneve të ndryshme me kompetencë në këtë fushë, siç janë Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropë dhe Eurostat”, thekson Koja në një intervistë për agjencinë MIA.

Ai thotë se shumë shtete anëtare të OSBE-së po planifikojnë regjistrim këtë vit, ndërsa thelbësore në pandemi do të jetë sigurimi i shëndetin të gjithë atyre që janë të përfshirë në kryerjen e regjistrimit.

“Është e rëndësishme për Qeverinë të krijojë protokolle të qarta për të siguruar sigurinë dhe shëndetin e regjistruesve në terren dhe familjeve që do të anketohen. Përvoja nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik 2020 më jep besimin se protokollet e vendosura do të ndiqen”, thekson Koja.