Kovid-19, 8 të vdekur e 404 të infektuar
06.02.2021 17:30
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve....

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve të vendit, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 404 të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer gjithsej 2727 teste, prej të cilave kanë rezultuar 404 të infektuar me Kovid-19.
Po ashtu janë regjistruar 101 të shëruar. Sa u përket tetë të vdekurve, dy janë nga Shkupi dhe nga një në Shtip, Strugë, Strumisë, Dibër, Radovish dhe Berovë.
Deri tani nga Kovid-19 në vend janë infektuar gjithsej 94 mijë e 599 persona, prej të cilëve 83 mijë e 735 janë shëruar dhe 2 mijë e 916 kanë humbur jetën, derisa 7 mijë e 948 persona janë të infektuar me Kovid-19.
