Padia për deponinë në Strugë, Ministria e Ambientit nuk ndjen përgjegjësi
Ministria e Ambientit nuk ndjen përgjegjësi për deponinë e Strugës....

Ministria e Ambientit nuk ndjen përgjegjësi për deponinë e Strugës. Pas padisë civile të juristëve të rinj, nga kjo ministri thonë se nuk kanë përgjegjësi pasi deponia në Strugë është e egër, ndërsa përgjegjësinë ia lënë pushtetit lokal, pasi thonë se nuk kanë dhënë leje për deponi.
“Ajo është e egër, nuk është lokacion legal, nuk është dhënë leje. Besoj se përgjegjësia do të mbetet në nivel lokal. Formimi i këtyre lokacioneve jostandarde për hedhjen e mbeturinave është përgjegjësi e pushtetit lokal.”- thanë nga Ministria e Ambientit.
Me padinë kërkohet urgjentisht të ndërpritet hedhja e mbeturinave në këtë deponi pasi e ndot ajrin, tokën dhe liqeni i Ohrit.
“Deponia ndodhet në tokën pjellore të Strugës dhe ndotja nuk ndikon vetëm në tokën e mbuluar me mbeturina, por zgjerohet edhe në tokën përreth. Shpresojmë se gjyqi do t’i obligojë të paditurit t’i realizojnë këto masa.”,- thanë nga Organizata “Juristët e rinj”.
Nga Organizata “Juristët e rinj” presin që gjyqi t’i obligojë ta zgjidhin këtë problem ekologjik Ministria e Ambientit, Pushteti Lokal dhe Ndërmarrja Komunale. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
