Prilep, 6 të arrestuar për lëndë narkotike
Policia ka arrestuar dje gjashtë persona në Prilep....

Policia ka arrestuar dje gjashtë persona në Prilep për shitje të lëndëve narkotike, përkatësisht heroinës, kokainës dhe amphetamines. Nga MPB bëjnë të ditur se aksioni ka filluar që nga shtatori i vitit të kaluar dhe gjatë bastisjes në 16 lokacion të ndryshme, janë konfiskuar para dhe tre automjete, për të cilat ka dëshmi se janë nga shitja e drogës.
Po ashtu është konfiskuar edhe marijuhanë e kokainë, por edhe telefona celular e lëndë të tjera. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski deklaroi se organet përkatëse, prej në shtator të vitit të kaluar kanë kryer hetim kriminalistik për më tepër persona të përfshirë në shitjen e palejuar të drogës në rajonin e Prilepit.
Ndërsa kanë konfirmuar se ky grup kriminel, ka bashkëpunuar edhe me policë të cilët i kanë shfrytëzuar që të mos marrin masa ndaj tyre.
Tek të arrestuarit e mbrëmshëm nuk ka nëpunës të policisë, por kemi dëshmi për involvim, respektivisht bashkëpunim për nëpunës të policisë me këto struktura kriminele tha zëdhënësi i MPB-së, Angellovski.
