Maqedoni

Janë sanskionuar 269 vozitës, 32 pa patentë shoferi

07.02.2021 12:50

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar 269 vozitës...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar 269 vozitës, kjo si rezultat i kontrolleve të forcuara.

Vetëm në territorin e Shkupit, janë shqiptuar 269 masa, mes të cilëve 32 janë për mungesë të patentës së shoferit, 14 për vetura të parregullta teknikisht, 19 për mosrespektim të shpejtësisë së lejuar dhe 14 për përdorim të celularit.

Janë shqiptuar edhe 17 sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit, 21 për mospërdorim të rrypit të sigurisë dhe 70 për parkim të parregullt të veturave.
 
Nga MPB shtojnë se kontrollet do të vazhdojnë.