Maqedoni

Covid 19: 8 viktima, 199 raste të reja, 264 të shëruar

07.02.2021 15:16

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1846 testime të bëra ka regjistruar 199 raste...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1846 testime të bëra ka regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë shëruar 264 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 80 pacientë, Ohër dhe Kavadar 19, Tetovë 14, Prilep 13 dhe qytetet e tjera me numër më të  ulët të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 8 pacientë, prej të cilëve dy pacientë nga Koçani dhe nga një pacient në Shkup, Resnjë, Kavadar, Gostivar, Gjevgjeli dhe Manastir.
 
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj, dhe gjitsej janë shtrirë 263 persona.
 
Në repartet infektive në spitalet e vendit janë të hospitlaituar 594 pacientë dhe ka rreth 520 shtretër të lirë. 
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 94.798 prej tyre  janë shëruar 83.999 kanë humbur jetën 2924 dhe numri i rasteve aktive shënon 7875.  
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI