Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Despotovski: Ka impakt në investimet e huaja
07.02.2021 15:34
Regjistrimi i popullsisë, është me rëndësi të posaçme edhe për ekonominë...

Regjistrimi i popullsisë, është me rëndësi të posaçme edhe për ekonominë, sidomos për tërheqjen e investimeve të huaja. Ky operaciaon statistikor ofron të dhëna cilësore për fuqinë punëtore, informacion që e kërkon çdo investitor potencial, thotë drejtori i Zonave Zhvillimore Industriale-Teknologjike, Jovan Despotovski.
Sipas tij, regjistrimi do të kontribuojë që vendi të dalë më seriozisht në hartën e investitorëve të huaj dhe të tërheqin investime më cilësore.
“Çdo investitor potencial, i cili vjen në vend, mes pyetjeve të para të cilat i parashtron është pyetja për strukturën e fuqisë së punës. Ajo që mungon si e dhënë cilësore që mund ta ofrojmë, mes tjerave është edhe kjo. Regjistrimi absolutisht dhe në mënyrë direkte ndikon mbi vendimin e investitorëve që të investojnë në Maqedoninë e Veriut dhe gjithsesi ndikon mbi strukturën gjegjësisht në vlerën e pagave që këto kompani ua japin punëtorëve. Ashtu që, regjistrimi është shumë i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në masë të madhe, që RMV të del më seriozisht në hartën e investimeve të huaja, të thithim investime me cilësi më të lartë dhe të sjellim investitorë që do të sjellin më shumë mjete financiare”, u shpreh drejtori i ZZHIT-it, Jovan Despotovski.
Sipas Despotovskit, të dhëna nga regjistrimi do të ndihmojnë shumë në arritjen e qëllimit të këtij institucioni, që të sjellë më shumë investitorë të huaj, gjegjësisht hapjen e më shumë vendeve të punës dhe paga më të mira.
Regjsitrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet gjatë muajit prill. Enti Shtetëror i Statistikave publikoi edhe metodologjinë e regjistrimit dhe tregoi gadishmëri për zbatimin e këtij procesi statistikor konformë ligjit në harmoni standardet e BE-së dhe OKB-së.
SHPËTIM NUREDINI
