Maqedoni
Zaev i përgjigjet Mickovskit, s’do ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare
07.02.2021 15:57
Kryeministri Zoran Zaev refuzoi idenë e kreut të VMRO DPMNE-së për zgjedhje të parakohëshme...

Kryeministri Zoran Zaev refuzoi idenë e kreut të VMRO DPMNE-së për zgjedhje të parakohëshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale, në vjeshtën e këtij viti.
Sipas kreut të ekzekutivit, praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme duhet ndërprerë, pasi kjo dëmton zhvillimin ekonomik. Paralajmëroi opozitën se zgjedhjet e rradhës do të jenë në vitin 2024, dhe ftoi të gjitha pushtetet që deri atëherë t’u përvishen punëve bashkarisht.
“Përfundimisht duhet të ndalojmë me zgjedhje të parakohwshme parlamentare. Zgjedhjet e parakohwshme parlamentare i frenojnë investimet me kapacitete të larta në prodhim dhe e dëmtojnë ekonominë. Shteti e ka të qartë drejtimin, evropianizimi vazhdon. Të gjitha vendimet e vështira që u morën në të kaluarën, ishin për shkak të standardit ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës; t’i motivojmë investitorët që të rrisin kapacitetin prodhues dhe me këtë edhe produktin bruto vendor, me këtë edhe mirëqenien e qytetarwve dhe shtetit. Nxitimi për zgjedhje do të thotë bllokim i këtyre proceseve, për këtë arsye zgjedhjet e rregullta janë në vitin 2024”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Pak ditë më parë, kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkoi që, bashkërisht me zgjedhjet lokale, që duhet të mbahen në vjeshtë, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me arsytimin se shumica parlamentare nuk është stabile.
Ndryshe nga Mickovski, nënkryetari i VMRO DPMNE-së Alekasandar Nikolloski, nga foltorja e Kuvendit tha se qëllimi i opozitës është që të rrëzojë këtë qeveri dhe këtë shumicë parlamentare dhe të krijojë shumicë të re nga kjo përbërje.
SHPËTIM NUREDINI
