Maqedoni
Avokati i popullit, shkelësit e ligjit do të sanksionohen
07.02.2021 17:02
Tek institucioni i Avokatit të popullit, nuk do të ketë amnesti ndaj as një bartësi të funksionit publik...

Tek institucioni i Avokatit të popullit, nuk do të ketë amnesti ndaj as një bartësi të funksionit publik apo pjestari të ndonjë organi drejtues që shkelë të drejtat dhe lirë e qytetarëve. Kështu deklaroi Aokati i sapoemëruar i popullit Naser Zyberi në intervistën javore për Radion Evropa e lirë.
Sipas tij bartësit e funksioneve do të informohen me raporte për shkeljet eventuale të të drejtave të garantuara me ligj dhe nëse kjo nuk i tejkalon problemet ,ajo do të thotë shkelje të Ligjit për Avokatin e popullit dhe ka si pasojë sanksionet juridike si paditë për kundërvajtje dhe padit penale.Avokati i popullit është I pavarur dhe punon në bazë të kushtetutës dhe ligjit tha Ziberi.
"Çdo qytetarë që do të drejtohet deri tek Avokati i popullit apo Avokati I popullit pas zërave do të ketë njohuri se në procedurë administrative nga organi administrativ rrezikohen apo shkelen të drejtat ,ai do të veprojë,do të hapë procedurë dhe në mënyrë adekuate do të reagojë në kuadër të kompetencave që ka pa mar parasysh se ndaj cilit bartës të funksionit", u shpreh avokati i popullit Naser Zyberi.
Duke pas parasysh se këtë vit është e paraparë të kemi regjistrim të popullsisë dhe zgjedhje lokale,avokati i popullit thotë se do të reagojë në kohë ndaj parashtresave të qytetarëve.
"Pres që qytetarët të cilët eventualisht do të vlerësojnë se u janë shkelur të drejtat të drejtohen tek Avokati i popullit ,ne do ti ndjekim zgjuar këto ngjarje . Kemi përvojë në ndjekjen e zgjedhjeve dhe në kohë reagojmë.Sa i përket regjistrimit ,ai është process që zgjat më së paku 15 ditë dhe qytetarët do të kenë hapsirë dhe kohë nëse vlersojnë se të drejtat e tyre ligjore u janë shkelur Avokati i popullit është adresa ku ata do të mund të drejtohen", theksoi Zyberi.
Mbeshtetja e qytetarëve është aleati kryesor në ballafaqimin me sukses të çështjeve që tangojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve thotë Zyberi.
FLORIE BELULI KAMBERI
