Maqedoni

Kapacitetet e çerdheve përmbushen, drejtorët: Kërkojnë lehtësimin e protokolleve

07.02.2021 17:23

Në çerdhet në kryeqytet por edhe në mbarë vendin pothuajse nuk ka vende të lira për pranimin e fëmijëve...

Nënave të cilave u mbaron pushimi i lindjes përballen me problem serioz për pranimin e fëmijëve në çerdhe.  Në Çerdhen në Veles Dimçe Mirçev ka vetëm 20 vende të lira. Nga kjo çerdhe thonë se për dy ditë është përmbushur numri i nevojshëm i pranimeve të reja. Menaxherët e çerdheve janë në një situatë të palakmueshme.
 
Nga njëra anë kanë trysni nga prindërit, nga ana tjetër  nga protokollet që duhet respektuar.
 
"Gjatë javës së  kaluar formuam grup të ri,  ku do të ketë pesëmbëdhjetë fëmijë shtesë,  por për dy ditë kapacitetet u përmbushën. Shum shpejt do të plotësohen kapacitetet ekzistuese dhe për më tej duhet të mendojmë për hapsira dhe kuadër shtesë që të zgjidhet problemi rreth përkujdesjes për fëmijët", u shpreh drejtoreshë e çerdhes Maja Velinovska.
 
"Ne kërkojmë lehtësimin e masave vetëm në pjesën që të na lejohet të rritet numri i fëmijëve te të gjitha grupmoshat. Me masat që janë në fuqi çerdhet munden të përkujdesen vetëm për 12 fëmijë në grupet prej 0 deri 2 vjeç dhe 15 fëmijë në grupet prej 2 deri më 6 vjeç. Çerdhet disponojnë me kapacitete hapsinore dhe kuadër  që të punojmë me numër më të madh të fëmijëve duke respektuar të gjitha masat për parandalim nga virusi kovid 19", theksoi drejtoresha e çerdhes ASTIBO, Biljana Trajçevska. 
 
Me protokollet e miratuara në shtator kapacitet e çerdheve janë ulur për 30 përqind. Drejorët e çerdheve kërkojnë zgjidhje nga MPPS ndërsa kjo Ministri  nga Komisioni për sëmundje infektive.
 
Nga komisioni me rekomandim se edhe pse gjendja me kovid 19 në çerdhet është stabile për momentin ajo duhet të mbetet  e njetë në pajtueshmëri me protokollet e mirataura.
 
Në RMV për pesë muaj që çerdhet zbatojnë protokollet, pozitiv me kovid 19 kanë rezultuar 90 fëmijë dhe 600 të punësuar.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI