Maqedoni
VMRO – DPMNE akuzon Shilegovin, Stoilkovski: E ka lënë Shkupin pa projekte kapitale
07.02.2021 18:40
Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski akuzon kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov...

Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski akuzon kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov se nuk i ka përmbushur premtimet e realizuara në lidhje me projektet kapitale në kryeqytet. Ai thotë së Shilegov pas 4 vitesh ende është duke i punuar projektet që tashmë ishin filluar dhe trashëguar nga paraardhësi i tij.
"Ai premtoi zgjidhje të trafikut kapital. Ai premtoi dhe gënjeu për udhëkryqin e ulur afër qendrës tregtare Mavrovka. Ai premtoi dhe gënjeu për vazhdimin e ndërtimit të Bulevardit Ilindenska. Ai premtoi dhe gënjeu për një tunel nën Kala. Shkupi ka tunelin më të bukur të pandërtuar nën Kala dhe kryqëzimin më të bukur të pa ndërtuar pranë Nova Makedonija të premtuar nga Shilegov. Shilegov filloi nga Salla Universale për të bërë një parking , kurse zgjidhjet e gatshme për rinovimin e tij, të cilat ai trashëgoi, janë ende në sirtarin e tij", u shpreh zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski.
SEDAT SELIMI
