“Nderi i Kombit” për Majlinda Kelmendin
18.11.2014 20:17
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vlerësuar me medaljen “Nder i Kombit”, xhudisten nga Kosova 2 herë kampione bote, Majlinda Kelmendi.......
Duke falenderuar Majlindën për kontributin që ka dhënë në mbrojtjen e ngjyrave të flamurtit shqiptar, Presidenti Nishani tha se tashmë Shqipëria falë saj renditët përkrah vendeve me sportistët më elitarë në këtë sport.
Jo me pak emocione xhudistja, Majlinda Kelmendi e ka vlerësuar zotin Nishani, si Presidentin e të gjithë shqiptarëve. Majlinda Kelmendi është kampione e botës për dy vitet e fundit në kategorinë e peshës së saj trupore deri ne 52 kg.