Maqedoni

Pendarovski dhe UNICEF, nismë të përbashkët për fëmijët dhe të rinjtë

08.02.2021 14:20

Presidenti, Stevo Pendarovski, dhe UNICEF, e paralajmëruan fillimin e nismës së re të përbashkët me moton "Rimendoni të ardhmen"....

Presidenti, Stevo Pendarovski, dhe UNICEF, e paralajmëruan fillimin e nismës së re të përbashkët me moton "Rimendoni të ardhmen". Kjo nismë ka për qëllim fëmijëve dhe të rinjve t’u jepet hapësirë të përfshihen në definimin e vizionit për të ardhmen që e dëshirojnë për vete dhe gjeneratat e ardhshme. 
 
“Mendimi dhe idetë tuaja janë të rëndësishme, ndërsa obligimi ynë është t’u dëgjojmë dhe të jeni pjesë e proceseve për sjelljen e vendimeve që ndikojnë në ardhmërinë tuaj dhe ardhmërinë e të gjithë neve.”,- tha presidenti i RVM-së, Stevo Pendarovski.
 
“Atë që e bëjmë sot së bashku me ju, fëmijë dhe të rinj, do të jetë vendimtare për ardhmërinë tuaj gjatë viteve të ardhshme. Të planifikojmë së bashku ardhmëri më të mirë për çdo fëmijë dhe të ri në vend.”,- u shpreh Patricija Di Xhivani nga UNICEF.
 
Gjatë tre muajve të ardhshëm të rinjtë do të kenë mundësi të marrin pjesë në konsultime ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme për ta, për sfidat e tyre dhe pritshmëritë për ardhmërinë e vendit, ndërsa do të kenë edhe hapësirë që të propozojnë zgjidhje që vizioni të bëhet realitet. Në vend ka rreth 190 mijë adoleshent të moshës nga 12 deri në 19 vjeç të cilët ftohen të marrin pjesë në anketën e pare online për të konfirmuar sfidat me të cilat përballen si dhe të zbulojnë vizionet dhe idetë e tyre për të ardhmen. Rezultatet e hulumtimit do të shërbejnë si bazë e punëtorive në muajt e ardhshëm, ndërsa të rinjtë do të ftohen të përfshihen nëpërmjet thirrjes së hapur. 
 
GYLTENE SINANI