Maqedoni

Pr/ligji për lojërat e fatit, bastoret kundërshtojnë, kërkuan takim në qeveri

08.02.2021 15:36

Pronarët e bastoreve i cilësojnë jo-evropianë dhe të dëmshëm në aspektin financiar propozim ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit....

Pronarët e bastoreve i cilësojnë jo-evropianë dhe të dëmshëm në aspektin financiar propozim ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit. Rritja e tatimeve dhe zhvendosja e objekteve 500 metra larg shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë po kundërshtohen nga pronarët e kësaj veprimtarie, pasi, siç thonë, kjo do të thotë mbyllje e plotë e industrisë, por edhe humbje e mijëra vendeve të punës. Ata kërkuan takim urgjent në qeveri për të arritur një zgjidhje më të qëndrueshme.
 
“Duam të theksojmë se njoftimi për ndryshime në ligjin që rregullojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, se segment para së gjithash në dislokimin e bastorve sportive nuk janë në përputhshmëri me ligjet e kësaj veprimtarie në vendet e BE-së.”,- tha Daniela Mihajlovska nga Oda Ekonomike.
 
“Nëse vendosim çelës në derë objekteve tona, shteti do të humbë më shumë se 250 milionë euro. Distanca prej 500 metra larg shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, sipas analizave që kemi bërë, do të thotë mbyllje të 98 për qind të vendeve të punës, të pagesave, respektivisht mbyllje të tërësishme të të gjithë kësaj industrie. Ky nuk është ligj evropian.”,- tha përfaqësuesi i Grupacionit për Bastore pranë Odës Ekonomike, Vasko Ilievski.
 
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Lojërat e Fatit që tashmë janë duke u përgatitur në Ministrinë e Financave, së shpejti do të publikohen edhe në ENER, ndërsa asnjëra nga partitë nuk është prononcuar lidhur me atë nëse i mbështesin këto ndryshime.
 
ZEKIRJA MEXHITI