Maqedoni

Takimi Osmani – Korçok, Sllovakia mbështet eurointegrimin e vendit

08.02.2021 15:50

Me mbështetje të fuqishme për eurointegrimin e vendit vjen në Shkup ambasadori i punëve të jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok....

Me mbështetje të fuqishme për eurointegrimin e vendit vjen në Shkup ambasadori i punëve të jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok. Në takimin me homologun e tij, Bujar Osmani, Korçok shprehu optimizmin në arritjen e konsensusit të vendeve anëtare të BE-së për procesin e zgjerimit gjatë kryesimit portugez, por rikujtoi autoritetet e vendit në rëndësinë e sundimit të së drejtës.
 
“Po inkurajoj qeverinë tuaj dhe qytetarët të vazhdojnë me reformat, pasi që kjo është më e rëndësishmja se çfarë ju bëni me zgjedhjen tuaj që të bëheni anëtare e Unionit. Këtë nuk e bëni për burokracinë, por për qytetarët tuaj. Do duhet t’u shpjegojmë qytetarëve se s’do ketë vende pune pa sundimin e së drejtës. Kjo është e rëndësishme si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për gjitha vendet në BE.”,- tha ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçok.
 
Në takim Osmani ka njoftuar homologun e tij për hapjen e ambasadës në Bratislavë. Kjo, sipas Osmanit, do të ndikonte në përforcimin e bashkëpunimit politik, por edhe ekonomik me Sllovakinë. Osmani është shprehur i qartë në plotësimin e kritereve europiane për anëtarësim të vendit në Union.
 
“Biseduam për nevojën që Maqedonia e Veriut urgjentisht të fillon me bisedimet për anëtarësim për shkak se ka plotësuar gjitha kriteret politike, ekonomike, ka zgjidhur gjitha çështjet kontestuese të cilat mbanin peng këtë rrugëtim me qëllim jo vetëm për të përforcuar jo vetëm kredibilitetin e BE–së, por edhe parimin e kondicionalitetit që nënkupton e vlerësimi të bëhet sipas sistemit të meritave.”,- u shpreh ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Dy ministrat janë dakorduar në shpeshtimin e takimeve të komisionit të përzier për çështje ekonomike. Diplomati sllovak Korçok me vizitën në Shkup nis turin ballkanik. Në Shkup ka sjellë edhe katër sisteme të respiratorëve, donacion në përballjen me pandeminë.
 
MERAL ISMAILI