Maqedoni

Regjistrimi, VMRO-DPMNE dorëzoi iniciativën në Kuvend për anulimin e ligjit

08.02.2021 16:11

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend ka dorëzuar nënshkrimet dhe procesverbalet nga Iniciativa për anulimin e Ligjit për Regjistrim...

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend ka dorëzuar nënshkrimet dhe procesverbalet nga Iniciativa për anulimin e Ligjit për Regjistrim. Ata kërkojnë që Qeveria të ndalojë procedurën për regjistrim, sipas tyre, sepse gjithkund në botë regjistrimet janë shtyrë për në vitin 2022. 
 
“I bëjmë thirrje dhe i themi pushtetit, që të ndërpresë procedurën e regjistrimit, sepse kudo në Evropë dhe në botë, regjistrimet janë shtyrë për vitin 2022. I bëjmë thirrje pushtetit që të merr guxim dhe ta anulojë regjistrimin për vitin 2022, të bëjnë vërejtje tekstit dhe ta përmirësojë atë që të mund të kemi regjistrim të tillë siç është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, sepse teksti i tanishëm i ligjit për regjistrim nuk do të sjellë asgjë që është e ndryshme nga ajo që e kemi ne si shtetësi në Republikën e Maqedonisë.”,- tha Gjorgjia Sajkoski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas Sajkovskit, VMRO-DPMNE në disa raste ka thënë se kemi ligj të keq dhe të dëmshëm, i cili nuk do ta tregojë gjendjen reale të banorëve në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu tha se nuk pret obstruksione për grumbullimin e dhjetë mijë nënshkrimeve në kuadër të Iniciativës për anulimin e Ligjit për Regjistrim teksa përsëriti kundërshtimin e tyre për nënshkrim të lidhur në EShS.
 
NAIM RAMADANI