Kovid-19, 22 të vdekur e 1440 të shëruar
Virusi korona u ka marr jetën edhe 22 qytetarëve të vendit, ndërsa janë shëruar 1440 persona...
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjsitruar 75 raste të reja nga 726 teste të kryera, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Instituti I Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.440 pacientë. Ndërsa nga 22 të vdekurit 10 janë nga Shkupi, përfshi edhe një pacient I moshës 32 vjeçare.
Poashtu jetën e ka humbur edhe një 27 vjeçarë nga Demir Kapija. Deri tani nga virusi korona janë recurr gjithsejt 94 mijë e 871 persona, prej të cilëve 85 mijë e 439 janë shëruar 2 mijë e 946 kanë humbur jetën, ndrsa 6 mijë e 486 janë raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në laboratorin e Aakademisë së Shkencave pre 1 janarit e deri më 7 shkurt të këtij viti është konstatuar prezenca e llojit Britanik të virusit tek 45 persona të infektuar.
Pacienti i parë me këtë lloj të virusit në këtë laboratori është diagnostikuar më 13 janar 2021 në Ohër ku edhe është më i theksuar sëbashku me Prilepin, ndërsa është prezent edhe në Tetovë, Strugë, Kumanovë, Shtip dhe Veles.
SANIJE DURAKU
