Maqedoni

UNSHM, maturantët ndërprenë bojkotin

08.02.2021 16:30

Kthehen në mësimin online maturantët pas bojkotit dyjavor që kishin, por kjo nuk do të thotë se është zgjidhur problemi më kërkesat e tyre...

Kthehen në mësimin online maturantët pas bojkotit dyjavor që kishin, por kjo nuk do të thotë se është zgjidhur problemi më kërkesat e tyre, pasi sipas kryetarit të Unionit të Nxënësve, Blendi Hodai, nuk kanë mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe partisë që përfaqëson ajo. Blendi thotë se ka mbështetje të 70 deputetëve të cilët u kanë premtuar se deri në fund të shkurtit do të ndryshojnë Ligjin për Arsim të Mesëm në lidhje me mbarëvajtjen e maturës shtetërore.
 
“Arsyeja pse jemi kthyer në mësim, aspak nuk ka të bëjë me ministren e arsimit, pasi nga 20 janari nuk kemi komunikim me ministren. Arsyeja pse kemi marrë vendimin që të kthehemi në mësim janë dy arsye kryesore. Kemi marrë mbështetjen mbi 70 deputetë të parlamentit. Jemi të sigurt që në momentin që do vendoset në rend dite ligji për propozim-ndryshimin e maturës shtetërore, besojmë se shumë lehtë do të kalojë. Të gjitha partitë politike na mbështetin, përveç LSDM-së. Në qoftë se nuk bëhen ndryshime deri në fund të shkurtit, Unioni i Nxënësve së bashku me maturantët, nga 1 marsi do të bëjnë kamping përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me tenda.”,- u shpreh kryetari  i Unionit të Nxënësve, Blendi Hodai.
 
Edhe në Tetovë maturantët janë kthyer në mësimin online, thotë përgjegjësi për arsim, Ahmed Qazimi. Qazimi më tej shton se kërkesat e maturantëve janë të arsyeshme dhe si të tilla duhet të merren parasysh, pasi jemi në një situatë pandemie që ka ndikuar në mbarëvajtjen e mësimit.
 
“Gjatë ditës së sotme nuk kemi ngecje të mësimit edhe maturantët që në një periudhë nuk kanë ndjekur mësimin online nga dita e sotme janë kthyer dhe ndjekin. Është mirë që të shqyrtohet kërkesa e maturantëve, që deri diku janë të arsyeshme që të gjendet një gjuhë e përbashkët që kjo gjeneratë dhe ajo paraprake, të kenë një lehtësim në këtë pjesë të arsimit të tyre.”,- tha përgjegjësi i arsimit, Ahmed Qazimi.
 
Hodi thotë se pritet që gjatë kësaj javë të ketë një takim edhe me kryeministin e vendit Zoran Zave, nga i cili do kërkoj që kërkesat e tyre të realizihen dhe të kontriboj partia e tijë në zgjedhje e këtij problemi.
 
VISAR SADIKI