Maqedoni
Nikollovski: Qytetarët të paraqesin korrupsionin
08.02.2021 18:46
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jetë e paselektuar dhe e pakompromis ndaj çdo personi...

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jetë e paselektuar dhe e pakompromis ndaj çdo personi, pa marrë parasysh pozitën që ka, thotë zëvendëskryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Aleksandar Nikollovski. Sipas tij, çdo ditë e më shumë po ngushtohet hapësira dhe mundësia për shpenzime nga bartësit e funksioneve.
“I inkurajojmë qytetarët t’i ndajnë informacionet me ne dhe deri më tani të gjitha informacionet të cilat na vijnë, arrijmë t’i koordinojmë mirë, por këto duhet t’i lajmërojnë edhe përmes mediave me të vetëm qëllim, që t’i parandalojmë vetitë të cilat janë të padëshirueshme dhe të vendosin rend dhe disiplinë, të funksion ligji për të gjithë njëlloj.”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikollovski.
VMRO-DPMNE: Interpelancë ndaj Nikollovskit
Ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare dërgoi në Kuvend interpelancë pikërisht ndaj ministrit të Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit. Sipas kësaj partie ato morën këtë qëndrim sepse pozicionimi I RMV në pozitën e 111 në listën për korrupsion ishin shqetësuese.
“Pritshmëritë tonë janë se ato njerëz për të cilët më me rëndësi është ekonomia dhe sistemi kundër krimit dhe korrupsionit do të duhet ta përkrahin këtë interpelancë. Ndërsa ato të cilët e kanë interes parësor partinë e tyre politike dhe pozicionet Qeveritare do ti kemi të rëndë ti bindim me argumentet tonë, por është mirë që qytetarët të shohin dhe të dëgjojnë.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Ndërkohë nga LSDM kanë paralajmëruar rregullimin me ligj të asaj se sa mund të shpenzojë një ministër, zëvendësministër dhe drejtues tjerë të institucioneve.
FITIM KRYEZIU
